Itali- Një i ri shqiptar që kishte fshehur mbi 200 gramë kokainë brenda një tavani, është arrestuar nga karabinierët.
25-vjeçari ka përfunduar në telashe, i arrestuar orët e fundit (12 Dhjetor) nga Karabinierët e Kompanisë Fermo.
I riu, me banim në Porto Sant'Elpidio dhe tashmë i njohur për policinë, kishte fshehur në banesën e tij drogën 226 gramë kokainë, në pjesën e tavanit, informoi media italiane.
Në shtëpi policia ka sekuestruar një peshore precizë, dy telefona celularë dhe katër karta SIM. 25-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Fermos.