Bolonja- Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja, për posedim me qëllim shpërndarje droge.
Oficerët gjetën në bodrumin e përdorur nga autori, rreth 800 gramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro cash. Kontrolli në shtëpinë e 56-vjeçarit u bë pasi burri u vërejt duke shkëmbyer drogë.
Konkretisht, rreth orës 11:30 në “Via Pizzardi”, patrullat e komisariatit të Bolonjës ka vënë re shkëmbimin e disa pakove me lëndë narkotike mes shqiptarit dhe një italiani, i cili në këmbim i ka dhënë 100 euro.
Dy personat u ndaluan menjëherë nga policia, të cilët gjetën në xhepat e të dyshuarit 26 mbështjellje kokaine, me peshë 17.30 gramë dhe 470 euro para të gatshme. Nisur nga kjo, oficerët e shtrinë kontrollin në banesën e shqiptarit, duke gjetur në një bodrum të pashfrytëzuar, thasë të tjerë kokainë, me një total prej 782 gramësh dhe rreth 3630 euro cash të tjera, informoi media vendase sot (24 Janar).
I arrestuari, i skeduar me precedentë të mëparshëm penalë, iu nënshtrua masës me paraburgim nga gjykata, kurse italiani 59-vjeçar që bleu dozën është vendosur nën hetim në gjendje të lirë.