ROMË - Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të saj Mario Mauro, me të cilin ka zhvilluar sot edhe një takim. Gjatë bisedës ministri italian, Mauro e ka uruar ministren për detyrën dhe u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
 
Gjatë bisedës ministria Kodheli tha se, forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverisë në fushën ekonomike sidomos në ato sektorë me interes të përbashkët është i rëndësishëm. Duke u ndalur tek bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kodheli i kërkoi homolgut të saj, që Italia të japë asistencë për ruajtën e hapësirës ajrore.
 
Një tjetër temë diskutimi ishte edhe mbështetja që Shqipëria kërkon nga Italia për batalionin e motorizuar dhe për ruajtjen e hapësirës detare. Të dy zyrtarët ishin të njëjtit mendim lidhur me forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në këtë fushë të rëndësishme.
 
Gjithashtu ministrja Kodheli i ka kërkuar homologut të saj edhe mbështetjen e Italisë për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)