Itali/ Kodi i ri rrugor, do gjobiten ata që përdorin skutera pa helmeta, nëse nuk ka targë gjobë 100-400 euro

Itali/ Kodi i ri rrugor, do gjobiten ata që përdorin skutera pa helmeta, nëse nuk ka targë gjobë 100-400 euro

Monopatina

ITALI - Këtë të shtunë kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin e Qarkullimit Rrugor në Itali, të cilat ndër të tjera kanë të bëjnë me gjobat për këdo që përdor skuterat elektrike pa respektuar ligjin.

Në veçanti, kushdo që përdor një skuter elektrik pa helmetë gjobitet nga 50 deri në 250 euro. Në rast se patina nuk ka targë ose numrat e saj nuk duken qartë, gjoba fillon nga 100 dhe arrin në 400 euro.

Një shumë e ngjashme do të duhet të paguajë kushdo që konstatohet se nuk e ka siguruar mjetin specifik, i cili përdoret gjithnjë e më shpesh në qytetet italiane, si dhe qytetarët që udhëtojnë në rrugë jashtë zonave urbane, ku shpejtësia i kalon 50 kilometra në orë.

Njëkohësisht, masat e reja të Kodit Italian të Qarkullimit Rrugor për këdo që drejton me celularin parashikojnë gjobë nga 250 deri në 1000 euro. Në rast se shkelja konkrete konstatohet për herë të dytë, shuma përkatëse do të arrijë në 1400 euro.

Për qytetarët që drejtojnë automjetin duke tejkaluar kufijtë e lejuar të konsumimit të alkoolit , parashikohet gjobë deri në 2173 euro me konfiskim të diplomës deri në gjashtë muaj. Por, për ato raste kur niveli i alkoolit në gjak kalon 1.5 gram për litër, përveç gjobës deri në 6000 euro, parashikohet heqja e patentës deri në dy vjet dhe burgim deri në dymbëdhjetë muaj.

Për sa i përket përdorimit të lëndëve narkotike , kujtdo që rezulton pozitiv në testin përkatës - edhe nëse nuk paraqet probleme të dukshme në lidhje me reflekset dhe aftësinë për të drejtuar mjetin - do t'i hiqet patenta për një periudhë 3-vjeçare. Dhe në këtë rast, gjoba maksimale është 6000 euro, me burgim nga gjashtë muaj deri në një vit.

Pas një sërë protestash, ministri italian i Transporteve Matteo Salvini sqaroi se kjo masë e fundit nuk ka të bëjë me qytetarët që përdorin kanabis mjekësor, me recetë të mjekut dhe për arsye që lidhen me probleme të konstatuara shëndetësore.

Së fundi, kushdo që braktis kafshët shtëpiake në rrugë dhe autostrada , do të dënohet me heqjen e licencës deri në një vit dhe me burgim deri në shtatë vjet, në rast se kjo vepër e papërgjegjshme shkakton një aksident trafiku.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3