Zëvëndës Prokurori Ambrogio Cassiani thotë se është tërhequr një hallkë e një zinxhiri të tërë në ushtrimin e aktivitetit të shitjes së kokainës brenda burgjeve, kjo sipas tij, e ndihmuar edhe nga të burgosurit e tjerë.
Sa i përket dosjes së të hetuarve janë në proces hetimi dhe persona të tjerë, perfshirë këtu dhe një gardian burgu dhe dy të tjerë që vuajnë dënimin në qelitë e burgut në Brescia.
Në harkun kohor prej dy vitesh, vetë policia e burgut ka hetuar rastet e mundshme. Shkas për fillimin e hetimeve ka qenë një denoncim i bërë nga një i dënuar, i cili pretendonte se ishte mashtruar.
Polici i arrestuar ka marrë një makinë të përdorur, por pa i kryer pagesën dhe as kalimin e pronësisë. Sipas policisë kjo ka qenë indicia e parë që ish-pronari, kishte marrë gjoba të shumta.
Por me nisjen e hetimeve policia ka zbardhur raste krejt të tjera për policin e arrestuar, ndërsa sipas informacioneve dhe të dhënave të siguruara, polici kishte drejtuar aksionet e blerjes dhe të shitjes së kokainën në burgun në fjalë.
Furnizuesit e sasisë së kokainës ishin shqiptarë, ndërsa nga brenda ai funksiononte me hallkën e bashkëpuntorëve, por kjo pistë nuk është e plotë pasi pretendohet se furnizimet mund të jenë dhe në dy linja.
Malli i blerë u paguante nëpërmjet rrugës postare, në koordinim me ato që qendronin pas hekurave dhe kjo është siguruar nëpërmjet dëshmitarëve të cilët kanë dijëni për këtë gjë.
Aktualisht në vijimësinë e kësaj historie janë të hetuar katër persoan, ndërsa nesër në gjykatë pritet të dëshmojë një i paraburgosur që kishte blerë drogë, por nuk përjashtohet fakti që të gjithë të dyshuarit mund t’i nënshtrohen analizave .
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com











