Itali/ Krim i rëndë në familje, shqiptari qëllon gruan me çekiç në kokë, e vret në sytë e fëmijëve

Itali/ Krim i rëndë në familje, shqiptari qëllon gruan me çekiç në kokë, e vret në sytë e fëmijëve

ITALI- Nja ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 51-vjeçari Gëzim Alla me origjinë shqiptare ka qëlluar në kokë me çekiç bashkëshorten e tij, Dorina Alla duke e vrarë në sytë e fëmijëve.

Vrasja makabër ndodhi rreth orës 5 të pasdites së djeshme në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas, në Itali.

Sipas mediave italiane, Gëzim Alla sapo kreu krimin horror, i ka telefonuar policisë për t’u vetëdorëzuar.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë, një vajzë 13-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar të cilët të tmerruar nga britmat e prindërve dhe pamjet e skenës së tmerrshme, i kanë telefonuar kushërirës së saj Alessias, e cila jetonte pak metra më larg.

“Më thirrën në telefon duke më thënë se prindërit e tyre po ziheshin. Unë i thash të mbylleshin në dhomën e tyre. Nuk më kishte shkuar mendja kurrë për një gjë kaq të tmerrshme.”, tha kushërira.

Alessia shtoi se çifti shqiptar kishte shpesh konflikte, madje viktima, Dorina kishte thënë shpesh se donte të largohej bashkë me fëmijët.

Familja Alla me origjinë shqiptare jetonin në Itali prej vitit 2017 dhe sipas fqinjëve ishin të qetë dhe nuk shkaktonin konflikte.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot