Një krim i rëndë në një familje shqiptare që prej vitesh jetonte në Itali ka tronditur qytetin e Caramangas, ku burri 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 67-vjeçare.

Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë për 67-vjeçaren Pashke Babaj e cila ndodhej në shtëpi vetëm me bashkëshortin Paulin Babaj kur ky i fundit e ka rrahur me shkop dhe nga goditjet ajo ka humbur jetën.

Çifti jetonte me djalin,nusen dhe nipërit e tyre, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja ata nuk ishin në shtëpi.

Sapo ngjarja ka ndodhur policia ka mbërritur në banesën e çiftit ku ka vënë në pranga bashkëshortin vrasës, ndonëse ai ishte në gjendje shumë të rënduar psikologjike pas krimit.

Mediat thonë gjithashtu se, burri vrasës kishte shkuar për t’u larë në një shatërvan për të hequr njollat e gjakut, ndërkohë që britmat e gruas janë dëgjuar në të gjithë pallatin.
Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)