Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve

Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve

Operacioni në Kalabri dhe kryebashkiaku i arrestuar, Giuseppe Nicola Parretta

Itali- Një superoperacion i Karabinierëve të Komandës Provinciale të Catanzaro dhe ROS, me koordinimin e Zyrës së Prokurorisë Publike dhe Drejtorisë Antimafia, ka çmontuar një klan mafioz në bregdetin jonian të Kalabrisë, si dhe me shtrirje në rajonet e Lacio, Piemonte dhe Lombardia.

Të paktën 44 urdhër-arresti janë lëshuar nga hetuesit, prej të cilëve 15 masa me burg dhe 29 në tjera me arrest shtëpiak.

Mes të arrestuarve janë edhe kryetari i bashkisë Badolato, një bashki në zonën e Catanzaro, Giuseppe Nicola Parretta, zëvendësi i tij Ernesto Maria Menniti dhe presidenti i këshillit bashkiak Maicol Paparo.

“Akuzat janë për shoqatë e tipit mafioz (Ndrangheta), prokurimi i moszbatimit të dënimeve, trafikimi i armëve dhe krime të shumta kundër personit dhe pasurisë të rënduara për qëllime mafioze, si dhe shkëmbime elektorale mafioze-politike dhe shkelje të drogës. Procedurat për llojet e dyshuara të krimit janë aktualisht në fazën e hetimeve paraprake”, informon media e vendit fqinj.

Më tej theksohet se ka "indicie serioze ndaj të dyshuarve, në lidhje me krimet, të hipotezuara për arsye të ndryshme”. Por nuk jepen ende identitetet, rolet dhe kombësitë e të arrestuarve.

Hetuesit thanë se operacioni është në fillimin e hetimeve paraprake. Detaje te mëtejshme do të komunikojnë gjatë një  konference për shtyp ditën e sotme, nga Prokuroria e Catanzaro.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)

Elbasan/ Mashtroi dhe i mori mbi 40 mijë euro pronarit të fermës, arrestohet 34-vjeçari i kërkuar! Do ndërmjetësonte blerjen e bagëtive (EMRI)