Itali: Kriza, shpenzimet për
frymë kthehen 30 vjet prapa

Itali: Kriza, shpenzimet për<br />frymë kthehen 30 vjet prapa
ROME – Janë gjithmonë e më të lehta çantat e shpenzimeve të italianëve të cilët për shkak të krizës ekonomike janë detyruar të reduktojnë shpenzimet përsa i përket prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit. Kjo bëhet e ditur në një raport të bankës Intesa Sanpaolo sipas të cilës, po të shikohet situata nga pikëpamja e shpenzimeve për frymë, të dhënat e vitit 2011 janë të njëjtat me ato të para 30 viteve. “Duhet të kthehemi në vitet ’80 për të zbritur poshtë 2400 Eurove në vit të destinuara për repartin agro-alimentar”, shpjegon raporti.

Veçanërisht ato që ndikojnë më shumë janë reduktimet e disa zërave si duhani “por që senjalizon edhe vështirësitë e dukshme të konsumatorit italian që, për shkak të tensioneve në tregun e punës dhe në të ardhurat e disponueshme, redukton akoma më shumë shpenzimet e tepërta dhe tregohet më i moderuar në blerje edhe në një repart pak të reduktueshëm si ai agro-alimentar”.

Në raport thuhet se “shtimi i papunësisë së bashku me efektet e manovra korrigjuese” të ndihmës shtetërore ndaj familjeve bëjnë që të parashikohet një reduktim edhe më i madh. Këto consume “do të vazhdojnë të jetë shumë të kujdesshme përballë burime të ardhurash gjithmonë e më të pakta”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike