Dy vëllezër shqiptar 23 dhe 33 vjeç janë arrestuar në Torino pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos. Shqiptarët me banim në Torino, ata e kishin marrë me qira atë ndërtesë për ta shndërruar në një "serrë" për prodhimin e drogës. Kur agjentët kryen bastisjen, në Rrugën 26 Podgora, ata gjetën mbi 500 bimë kanabis. Brenda u gjetën të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim. Në shtëpi u sekuestruan njëqind kilogram marijuanë të gatshme për t'u paketuar. Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk dëgjohej asnjë arome ose zhurma shqetësuese. Shqiptarët u arrestuan nga policia e antidrogës dhe të gjitha rrënjët u asgjësuan.