Itali, Letta jep dorëheqjen:
Falenderoj ata që më mbështetën

Itali, Letta jep dorëheqjen:<br />Falenderoj ata që më mbështetën
ROME- Enrico Letta dha sot dorëheqjen si kryeministër i Italisë. Ai u paraqit në presidencë rreth orës 13:10 ku u takua me presidentin Giorgio Napolitano ku paraqiti zyrtarisht dorëheqjen.

Takimi mes të dyve zgjati vetëm pak minuta para se Letta të largohej. Vetë presidenti Italian foli pas takimit duke thënë se zgjedhja e kryeministrit të ri duhet të ishte e shpejtë

Vendin e Letta-s pritet ta marrë sekretari i partisë Demokratike, Matteo Renzi. Mediat italiane raportojnë se Napolitano mund t’i kërkojë Renzit të formojë qeverinë e re, gjatë orëve të pasdites së sotme.

Ndërkohë partia "Lëvizja 5 Yjet" lajmëroi se nuk ka ndërmend të marë pjesë në formimin e qeverisë së re. Kryetari i partisë Beppe Grillo e quajti Renzin si "një karrierist të paskrupullt."

Enrico Letta ka dhënë sot dorëheqjen si kryeministër i Italisë. Ai u paraqit në presidencë rreth orës 13:10 ku u takua me presidentin Giorgio Napolitano ku paraqiti zyrtarisht dorëheqjen. Takimi mes të dyve zgjati vetëm pak minuta para se Letta të largohej.

Para se të hynte në Presidencë Letta shkruan në "Twitter" se falenderonte ata që më kanë mbështetur.
 
DOREHEQJA E LETTA-S, REAGOJNE DERKOMBETARET
Ndërkohë, Renzi ka festuar këtë dorëheqje të Lettes në Firence në Palazzo Vecchio, ku ndodhet Bashkia e këtij qyteti. Ai ka festuar dasmat e arta të 600 çifteve fiorentine, me rastin e festës së Shën Valentinit. Ndërkohë pas lajmit të dorëheqjes së kryeministrit italian, kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.
 
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë e para që ka marrë një pozicion rreth kësaj situate, e cila është shprehur se e ndjek krizën italiane me shumë interes dhe se Qeveria gjermane shpreson në një zgjidhje sa më të shpejtë.
 
Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian José Manuel Barroso, u shpreh se kryeministri Letta ka qenë një europeist i madh, ndërsa për Renzin, është shprehur se duket një europeist shumë i impenjuar dhe i interesuar për mbarëvajtjen e procesit të integrimit europian.

LETTA: ME TRADHETUAN
Pas mocionit të mosbesimit dje në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Italisë ka reaguar dhe vetë kryeministri aktual i vendit, Enrico Letta.

Kryeministri italian përdori fjalë të forta për anëtarët e partisë, të cilët votuan me 136 vota pro, 16 kundër dhe 2 abstenim për mocionin e mosbesimit kundrejt tij.

Letta i quajti tradhtarë të cilët i kishin ngritur një kurth. Ai shtoi se do të largohej me mazhorancën e italianëve të cilët nuk e shohin me sy të mirë atë çka ndodhi. Kryeministri Italian e përfundoi fjalën duke thënë se kjo ishte një lëvizje e gabuar për vendin dhe se ishte i qetë për punën e bërë deri më tani.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati