Itali,Letta merr mbështetjen
e Dhomës së Deputetëve

ITALI - Kryeminsitri Enrcio Letta pas betimit të djeshëm para presidentit Italian Giorgio Napolitano, mori sot mbështetjen e Dhomës së Deputetëve të parlamentit Italian. Ai mori 453 vota pro. 153 vota ishin kundër, 17 abstenuan. Nesër ai do votohet nga Senati.

46-vjeçari, Letta duhet të jetë i aftë të kënaqë analistët e tregjeve financiare dhe partnerët ndërkombëtarë të Romës, për të forcuar besimin tashmë të lëkundur ndaj vendit të tij.

Letta i cili konsiderohet i ri, i moderuar dhe pro-evropian ka qenë në elitën politike italiane prej shumë vitesh.

Ai është Kryeministri i tretë më i ri në historinë e Italisë, që nga Lufta II Botërore dhe pas marrjes së detyrës, Letta u shpreh se politika duhet të rigjejë besueshmërinë.

Një nga sfidat e tij të para është t'i bëjë ballë krizës ekonomike dhe defiçitit të buxhetit.

Një funksionar i majtë, që ka lidhje familjare me të djathtën shikohet si kompromis për t’i dhënë fund krizës dhe kjo aleancë me partinë e Berluscon-it, u pa si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund bllokimit parlamentar dhe për të krijuar një qeveri që prej dy muajsh.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen