ROME- Kryeministri italian Enrico Letta risiguroi homologun e tij polak se Italia nuk do të braktisë detyrimet e masave shtrënguese të BE-së.

“Në të kaluarën Italia është zhytur në shumë borxhe dhe ne nuk duam të përsërisim gabimet e kaluara. Dhe ajo që dëshiron Italia është se Bashkimi Europian duhet të mbajë konsolidimin fiskal efektiv”, tha Letta pas takimit me Kryeministrin e Polonisë Donald Tusk.

Letta tha se pret "masat konkrete" që do të ndërmerren kundër papunësisë së të rinjve në samitin e ardhshëm të krerëve të lartë të BE-së në qershor dhe e quajti atë "një tragjedi të vërtetë", që brezat e ardhshëm janë pa punë.

"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të modifikuar këtë krizë dhe të arrijmë në realizimin e hapave konkrete në favor të vendeve të punës për të rinjtë në një mënyrë që të mos hedhë poshtë disiplinën buxhetore, e cila për ne është një kusht i domosdoshëm për politikat e rritjes", shtoi ai.

Kryeministri i ri Italian është zotuar se do të rrisë ekonominë e Italisë dhe se do të përmbushë objektivat e borxhit të Bashkimit Europian .

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)