Itali, lind Shoqata Parlamentare
e Miqësisë me Shqipërinë

Itali, lind Shoqata Parlamentare <br />e Miqësisë me Shqipërinë
ROMË – “Shoqata Parlamentare e Miqësisë Itali – Shqipëri” që sot është realitet. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Shoqatës, senatori italian Basilio Giordano i parties Populli i Lirive (PDL) të Berluskonit. Në të janë rregjistruar “rreth 100 parlamentarë dhe lindi me qëllimin që të përfaqësojë selinë e privilegjuar të takimit dhë shkëmbimit cultural mes parlamentarëve që njohin dhe çmojnë Shqipërinë, një vend që gjithmonë ka pasur lidhje të forta si historike ashtu edhe gjeopolitike me vendin tonë”, lexohet në një komunikatë për shtyp të Giordano.

“Në Itali që prej shekullit XV jeton një minoritet i fortë etniko-linguistik shqiptar (arbëreshë), sot të shpërndarë në 50 fshatra, 10 provinca dhe 7 rajone jugore: me një popullsi në total prej 300 mijë personash. Në Itali gjithashtu jetojnë dhe punojnë edhe shumë shqiptarë nga Shqipëria që, prej 20 vitesh, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, kanë zgjedhur vendin tonë si tokën ku të rikrijojnë një jetë të re. Janë 450 mijë dhe përfaqësojnë komunitetit jo BE më të madh në Itali”, shpjegon senatori italian.

Giordano shpreh bindjen se “duke nisur nga ndarja e njohurive individuale dhe profesione të secilit parlamentar që merr pjesë në këtë inisiativë, do të mund të arrihet në një rinisje më e theksuar dhe e bindur e marrëdhënieve dypalëshe Itali-Shqipëri, duke favorizuar akoma dhe më shumë hapjen ndaj territorit shqiptar”.

Shoqata do të prezantohet zyrtarisht ditët e ardhshme në prezencën e Ambasadorit shqiptar në Itali, të Ambasadorit italian në Shqipëri dhe të parlamentarëve të antarësuar në të.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë