Itali, Luigi di Maio kërcënon me largim nga marrëveshja për krijimin e qeverisë (VIDEO)

Ose programi ynë ose nuk do vazhdojmë më tej me krijimin e qeverisë së re. Kërcënimi i Luigi di Maio ka ardhur si një surprizë pas një dite konsultimesh.

Pas takimit me kryeministritn Giuseppe Conte, lideri i ‘5 Stelle’ ka diktuar kushtet e tij, të përcaktuara si thelbësore: Ose do biem dakord të zbatojmë pikat e programit tonë ose nuk ecim përpara për krijimin e qeverisë. Ne kemi përmbledhur objektivat tona kryesore në një dokument që ia kemi dorëzuar Kryeministrit. Nëse ato nuk bëhen pjesë e programit qeveritar, ne do të largohemi dhe do të kërkojmë të shkojmë në votime.

Dokumenti i paraqitur te Kryeministri Conte është artikuluar në 20 pika, ku më të ndejshmet janë shkurtimi i taksave dhe shmangja e rritjes së TVSH.

Konkret në terma ka qënë reagimi i Sekretarit të përgjithshëm të PD, Nicola Zingaretti: Ne jemi për shkurtimin e taksave te të ardhurat që janë më të ulta se mesatarja e vendit të cilat do të shërbejnë si stimul për të rritur konsumin dhe si element që do të vendosë në një farë mënyre drejtësinë sociale në vend.

Të largëta janë gjithashtu qëndrimet mbi Dekretet e Sigurisë, teksa disa anëtarë të Partisë Demokratike po bëjnë presion për shfuqizimin e tyre ndërsa Di Maio ka këmbëngulur që ato të mos preken.

Emri i Giuseppe Contes dhe “armiku” i përbashkët Salvini, duket se kanë qënë faktorët që i hapën rrugën bashkepunimit mes PD dhe Lëvizjes 5 Yjet, dy forca politike që deri dje ishin kundërshtarë të paepur përballë njëri tjetrit, por duket se spiralet politike do zgjasin ende ditët e krizës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja