ITALI - Sesioni i parë për të zgjedhur presidentin e ri të Italisë për të zëvendësuar Giorgio Napolitano mund të zhvillohet me 18 prill, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Senati në parlamentin Italian dhe se më 15 prill, kryetarja e Senatit Laura Boldrini do ta konfirmojë zyrtarisht.
Napolitano, 87 vjeç, të cilit mandati i tij 7 vjeçar përfundon më 15 maj, ka përjashtuar spekulimet e një rikandidimi dhe ka bërë thirrje, që pasardhësi i tij të bëjë përpjekjet e mundshme për të njerrë vendin nga ngërci politik në formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve, që nuk rezultuan me një fitues të qartë.
Sipas kushtetutës presidentit nuk i lejohet të shpërndajë parlamentin në muajt e fundit të mandatit të tyre. Sipas ekspertëve të politikës ish-kryeministrat Giuliano Amato, Masimo D'Alema dhe Romano Prodi janë ndër kandidatët favoritë për president preferuar, si dhe ish-komisionerja evropiane Emma Bonino apo juristi Stefano Rodota.
Presidentët në Itali përfaqësojnë unitetin kombëtar dhe garancinë se politika është në përputhje me kushtetutën.
Roli i tyre përfshin edhe emërimin e Kryeministrit pas zgjedhjeve dhe të ministrave të kabinetit në këshillat e tij.
Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti në një votim të përbashkët nga Dhoma e Deputetëve dhe Senatit.
Në zgjedhje marrin pjesë dhe tre delegues për çdo rajon të zgjedhur nga Këshilli rajonal në mënyrë, që të sigurohet përfaqësimi nga minorancat. Votimi zhvillohet në 3 raunde në mënyrë të fshehtë dhe kandidatit për president do t’i duhen 2 të tretat e votave.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com