ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti mbrëmjen e djeshme. Dy shqiptarët ishin duke ecur në rrugë në momentin që janë përplasur nga një makinë.
/Shqiptarja.com
Goditja ka qenë fatale për njërin prej tyre që ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri është dërguar në spital nga shoferi i makinës që i përplasi. Identitetet e dy shqiptarëve nuk bëhen të ditura, ndërsa dihet vetëm që shqiptari që humbi jetën kishte pak ditë që kishte shkuar në Itali për të punuar.
d.b/shqiptarja.com









