Një çift shqiptarësh të cilët udhëtonin me motor, është përplasur nga një automjet mbrëmë në zonën e Genoas, në Itali.

Sipas mediave italiane, përplasja ishte fatale për gruan 35-vjeçare, Denisa Veliko e cila humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. 

Bashkëshorti i saj, Aleks Gjika, 40-vjeç, ka mbetur i lënduar, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje shoku. Ai po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve. 

Çifti shqiptarë kishte vizituar në plazh, në Varazze, 3 fëmijët e tyre, të cilët qëndrojnë prej një muaji me pushime.

Në momentin e aksidentit, ata po ktheheshin në banesën e tyre kur motori "Kawasaki" me të cilin udhëtonin u përplas nga makina gjatë një parakalimi. 

Policia italiane ka ndaluar drejtuesin e automjetit i cili është marrë në pyetje, ndërkohë që vijon hetimet për këtë këtë aksident të rëndë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com