ITALI- Dy traktorë të vjedhur “fshehur” në nje kamion duke tentuar t’i transportojnë nga Italia drejt Shqipërisë, është kjo “shpikja” tjetër e shqiptarëve.
 
Zyrtarët e Doganës së Barit të angazhuar për ndalimin e kontrabandimit të mallrave nëpërmejt portit së bashku me Guardia di Finanzia mbi bazë të disa dyshimeve kanë ushtruar kontroll në një kamion me mobilje të përdorura që vinte nga Piemonte drejt Shqipërisë.
 
Dyshimet kanë lindur si pasojë e vlerës së ulët të mallit, ndaj dhe është bërë një kontroll më i imtësishëm në bazë të të cilit është zbuluar se në brendësi ishin fshehur dy traktorë të vjedhur disa ditë më parë në një pikë shitjeje në Bolonja dhe disa vegla të tjera pune.

Policia ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar pronar i kamionit si dhe personin që zotëronte dokumentet false doganore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com