ITALI - Në Itali pas zgjedhjeve të përgjithshme të 24 dhe 25 shkurtit sot pritet të mblidhet parlamenti i ri.

Roberto Fico dhe Luis Alberto Orellano me origjinë nga Karakas dhe zgjedhur si deputet në Pavia janë kandidatët e Lëvizjes 5 Yje për Dhomën e Deputetëvë dhe Senatit në parlamentin italian.

Kreu i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani përsëriti të enjten refuzimin e tij se nuk do të votojë kandidaturat e Lëvizjes 5 Yje të Beppe Grillos, që tronditi politikën italiane.

Zgjedhjet e përgjithshme nuk nxorën një fitues të qartë dhe pasiguria politike në Itali dha një sinjal negativ lidhur me përpjekjet e vendit për të miratuar reformat e rëndësishme, që nevojiten për të kaluar krizën ekonomike të vendit dhe për të parandaluar fillimin e një krize të re globale financiare.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)