Koronavirusi/ Në Itali 1016 viktima, 12 839 të infektuar, 1258 të shëruar, mbyllen aktivitetet tregtare, hapur vetëm markete e farmaci! (VIDEO)

Italia drejt ndalesës totale. Të paktën deri në 25 Mars. Qeveria italiane shpalli masa të tjera shtrënguese në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri, Giuseppe Conte iu drejtua popullit Italian me një fjalim dramatik. Ai fillimisht falenderoi italianët që kanë pranuar flijimin e shumë të drejtave të fituara me gjak e mundime dhe sot të mohuara nga epidemia dhe tha se kjo tregon se jemi një komb i shkëlqyer.

Pastaj ai renditi masat e reja qeveritare që përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars. Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Mbylljen e bareve, pubet dhe restorantet. Kryeministri Conte tha se shërbimet publike thelbësore, përfshirë shërbimet komunale, shërbimet bankare, postare dhe financiare, si dhe shërbimet ndihmëse të nevojshme për të garantuar funksionimin e atyre shërbimeve, janë të garantuara kurse shërbimi i transportit do të reduktohet Mbyllen gjithashtu parukierët, sallonet e bukurisë dhe "shërbimet e mensave" që nuk garantojnë distancën e sigurisë prej një metri.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet. Inkurajohet rregullimi i orarit të turneve të punës, marrja e lejes vjetore dhe mbyllja e departamenteve jo thelbësore. Masa këto që sipas kryeministrit do nisin te japin rezultatet pas disa javesh.

Kryeministri Conte tha se "Efekti i kësaj përpjekje të madhe do të shihet brenda dy javësh." Dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë:Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me më shumë mall neser dhe për të vrapuar me shpejt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Koronavirusi/Itali, 1016 viktima, 12 839 të infektuar, 1258 të shëruar

Sipas Mbrojtjes Civile italiane numri i viktimave sot është rritur në 1016, teksa brenda 24 orëve të fundit u regjistruan 189 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 12 839.  Është rritur gjithashtu numri i të shëruarve teksa 1258 pacientë kanë lënë spitalet.

Italia drejt ndalesës totale. Të paktën deri në 25 Mars. Qeveria italiane shpalli masa të tjera shtrënguese në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri, Giuseppe Conte iu drejtua popullit Italian me një fjalim dramatik. Ai fillimisht falenderoi italianët që kanë pranuar flijimin e shumë të drejtave të fituara me gjak e mundime dhe sot të mohuara nga epidemia dhe tha se kjo tregon se jemi një komb i shkëlqyer.

Pastaj ai renditi masat e reja qeveritare që përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars. Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Mbylljen e bareve, pubet dhe restorantet. Kryeministri Conte tha se shërbimet publike thelbësore, përfshirë shërbimet komunale, shërbimet bankare, postare dhe financiare, si dhe shërbimet ndihmëse të nevojshme për të garantuar funksionimin e atyre shërbimeve, janë të garantuara kurse shërbimi i transportit do të reduktohet Mbyllen gjithashtu parukierët, sallonet e bukurisë dhe "shërbimet e mensave" që nuk garantojnë distancën e sigurisë prej një metri.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet. Inkurajohet rregullimi i orarit të turneve të punës, marrja e lejes vjetore dhe mbyllja e departamenteve jo thelbësore. Masa këto që sipas kryeministrit do nisin te japin rezultatet pas disa javesh.

Kryeministri Conte tha se "Efekti i kësaj përpjekje të madhe do të shihet brenda dy javësh." Dhe e mbylli fjalën e tij duke thënë:Të qëndrojmë larg sot për t’u përqafuar me më shumë mall neser dhe për të vrapuar me shpejt.

Ora 17:56
Koronavirusi/Instituti i Shëndetit në Itali: Rreziqe serioze infeksioni të Covid-19 te duhanpirësit

Nuk është më një risi, që tymi aktiv dhe pasiv i duhanit mund të dëmtojë seriozisht shëndetin, duke i lënë ‘dorë të lirë’ infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Pikërisht për këtë arsye, në një kohë kur emergjenca koronavirus është e dukshme, ekspertët e Institutit të Shëndetit në Itali kanë lëshuar një deklaratë për shtyp, veçanërisht të dedikuar për duhanpirësit.

Të dhënat mjekësore

Në sajë të studimeve të fundit në lidhje me Covid-19, në uebfaqen e Institutit të Shëndetit në Itali thuhet, "Janë evidentuar rreziqe serioze infeksioni të Covid-19 te duhanpirësit". Ndër të tjera, për ta konfirmuar këtë, ekzistojnë një seri të dhënash të dukshme shkencore: më shumë se një e treta e të infektuarve me Covid-19 janë duhanpirës dhe kanë paraqitur situate klinike më shumë serioze se të tjerët dhe shumica prej tyre kanë pasur nevojë për kujdes intensiv dhe ventilim mekanik.

Nuk është më një risi, që tymi aktiv dhe pasiv i duhanit mund të dëmtojë seriozisht shëndetin, duke i lënë ‘dorë të lirë’ infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Pikërisht për këtë arsye, në një kohë kur emergjenca koronavirus është e dukshme, ekspertët e Institutit të Shëndetit në Itali kanë lëshuar një deklaratë për shtyp, veçanërisht të dedikuar për duhanpirësit.

Të dhënat mjekësore

Në sajë të studimeve të fundit në lidhje me Covid-19, në uebfaqen e Institutit të Shëndetit në Itali thuhet, "Janë evidentuar rreziqe serioze infeksioni të Covid-19 te duhanpirësit". Ndër të tjera, për ta konfirmuar këtë, ekzistojnë një seri të dhënash të dukshme shkencore: më shumë se një e treta e të infektuarve me Covid-19 janë duhanpirës dhe kanë paraqitur situate klinike më shumë serioze se të tjerët dhe shumica prej tyre kanë pasur nevojë për kujdes intensiv dhe ventilim mekanik.

Ora 17:31
Koronavirusi, Lindja e Mesme tejkalon shifrën 10,000 raste të infektuar

Përhapja e Covid-19 është përshpejtuar ndjeshëm në Lindjen e Mesme. Rastet totale tejkaluan shifrën 10 000 raste, 90 përqind prej të cilave janë në Iran, por gjithashtu ka edhe Katari dhe Bahreini.

Të gjitha vendet kanë marrë masa të ngjashme me ato të Italisë dhe janë izoluar në mënyrë efektive nga bota e jashtme, duke ndaluar fluturimet në shumicën e destinacioneve dhe kontrolle gjithnjë e më të rrepta në kufijtë tokësorë. Situata më e rëndë mbetet ajo e Iranit, ku dhe qeveria ka kërkuar ndihmë prej 5 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe ka kërkuar gjithashtu furnizime mjekësore.

Irani i kërkon FMN ndihmë

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, janë 10.075 raste të infeksionit në vend kurse numri i viktimave 429. Gjithsesi kurba e infeksionit vazhdon të ngrihet lart. Disa besojnë se shifrat e vërteta, jo ato të qeverisë, janë shumë të larta. Kjo edhe për shkak se Teherani ka vendosur masa kufizuese me tepër vonesë, nuk ka dekretuar zona të kuqe dhe i ka lënë njerëzit të lirë të lëvizin lirisht.

Sistemi shëndetësor, megjithëse i një niveli të moderuar, është dobësuar nga sanksionet amerikane dhe vuan nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve.

Izraeli 100 të infektuar

Me 28 infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit, kurba e koronavirusit gjithashtu është përshpejtuar edhe në Izrael, ku numri i përgjithshëm i infektuarve është rritur në njëqind, një pjesë e madhe në gjendje kritike. Netanyahu ka ndaluar të gjitha tubimet me më shumë se 100 njerëz, ka bllokuar fluturimet nga vendet më të rrezikuara nga infeksioni, duke karantizuar këdo që hyn në vend nga jashtë.

Arabia Saudite

Arabia Saudite ka adaptuar linjën e stilit kinez në përgjigje të infeksionit prej koronavirusit.Ka mbyllur fluturimet me vendet në rrezik infeksioni dhe gjithashtu ka mbyllur kufijtë me shtetet e Gjirit. Sidoqoftë, rastet janë 45 të infektuar. Autoritetet kanë parashikuar gjobë prej 120 mijë eurosh për ata që fshehin gjendjen e tyre shëndetësore kur kthehen nga jashtë.

Katari, i cili ndërmori masa të buta në përgjigje të koronavirusit ka 262 të infektuar.

Në Turqi vetëm një rast

Ankaraja tashmë ka mbyllur kufijtë tokësorë me Iranin për tre javë dhe ka kufizuar lidhjet ajrore me të gjitha vendet e prekura. Dje, rasti i parë u regjistrua në Stamboll, një person që kthehej nga Europa.

Ora 15:53
Koronavirusi, Greqia regjistron viktimën e parë nga infeksioni, 99 të prekur nga sëmundja

Në Greqi, Ministri i Shëndetësisë  ka njoftuar për viktimën e parë të regjistruar nga infeksioni i koronavirusit.

Ai është një 66-vjeçar me patologji të mëparshme, i shtruar në spital në 2 mars në një spital në Patras, ku u intubua katër ditë më vonë.

Në fund të shkurtit, burri ishte kthyer nga një ushëtim në Izrael dhe Egjipt. Që nga dje, në buletinin zyrtar në Greqi flitej për 99 raste të konfirmuara të infektimit.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë vendosur një traget në karantinë paraprake, ku një anëtar i ekuipazhit nuk ndihej mirë dhe ishte nisur për kontrolle të mëtejshme.

Sipas raporteve të mediave lokale, ka 341 persona dhe 77 anëtarë të ekuipazhit në bordin e anijes së ankoruar në portin e Lemnos.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se dënohen me burgim deri në tre vjet ata që thyejnë rregullat dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore kompetente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ora 15:40
Qasja ndryshe e Koresë së Jugut ndaj infeksionit të koronavirusit

Koreja e Jugut i ka treguar botës se mund të jetë e mundur të ngadalësohet përhapja e koronavirusit pa përdorur masa strikte në bllokimet e lëvizjeve siç shihet në Kinë, Itali dhe gjetkë.
Edhe pse Koreja e Jugut ka raportuar një ulje, e shoqëruar nga një nivelizim, në numrin e infeksioneve të reja të koronavirusit gjatë javës së kaluar, askush këtu nuk po shpall fitore.

Një nga pyetjet kryesore është nëse zona e Seulit, ku jeton gati gjysma e popullsisë së Koresë së Jugut, mund të shmangë një shpërthim të madh të virusit.

Në një zhvillim shqetësues, autoritetet këtë javë zbuluan më shumë se 100 infeksione të reja të lidhura me një kompani call center për sigurime në jugperëndim të Seulit - deri tani grupi më i madh i rasteve të shfaqura në kryeqytetin shumë të dendur me njerëz.

Edhe pse hetuesit po përpiqen të gjejnë hapat e të gjithë personave të lidhur me qendrën, burimi origjinal i infeksionit nuk është gjetur ende.

Koreja e Jugut ka raportuar rreth 8,000 raste të koronavirusit. Rreth 60 njerëz, kryesisht individë të moshuar me shqetësime të tjera mjekësore, kanë vdekur. Pothuajse të gjitha rastet kanë qenë në pjesën juglindore të vendit. Shumica janë të lidhur me një grup fetar.

Sidoqoftë, një "super shpërndarje" në zonën e Seulit mbetet një kërcënim i madh, paralajmëroi të enjten Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Sye-kyun.

Një shqetësim tjetër i madh janë 30,000 studentë kinezë që do të kthehen nga Kina, origjina e virusit.

Universitetet kanë vonuar fillimin e semestrit të pranverës dhe tani po krijojnë qendra shqyrtimi dhe lehtësira karantine ku shumë prej studentëve kinezë do të strehohen përkohësisht.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ka hedhur poshtë thirrjet e konservatorëve dhe kritikëve të tjerë për të ndaluar kinezët të hyjnë në vend.

Qasje më e butë

Në vend të ndalimeve të imigracionit dhe kufizimeve të lëvizjes së brendshme, Koreja e Jugut ka ndërmarrë një qasje më të butë ndaj kontrollit të virusit.

Banorët zgjohen në mëngjes me mesazhe të personalizuar me tekst që tregojnë raste të reja të koronavirusëve pranë tyre. Ata mund të klikojnë në një lidhje që ofron informacion të detajuar se ku kanë udhëtuar pacientët e infektuar.

Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka krijuar një linjë telefonike për koronavirusin, me përkthim për të huajt. Ajo jep dy herë përditësime, në anglisht dhe gjuhën koreane, në lidhje me rastet më të fundit të infektimit.
Nuk ka shenja paniku, por shumë koreano-jugorë, si shumë të tjerë në të gjithë botën, janë qartësisht të shqetësuar - provoni të kolliteni në një stacion autobusi dhe tdo ë shihni se çfarë ndodh.
Sidoqoftë, koreano-jugorët kanë më pak arsye për t'u shqetësuar, në pjesën më të madhe për shkak të një sistemi kombëtar të përballueshëm dhe efikas të kujdesit shëndetësor kombëtar, i cili ka lejuar një nga fushatat më agresive të testimit të koronavirusit në botë.
Koreja e Jugut ka testuar më shumë se 222,000 njerëz, dhe ka aftësinë për të testuar 15,000 njerëz në ditë. Nëse mjekët dyshojnë për një infeksion koronavirus, testi është falas.
Testimi është gjithashtu pa telashe. Rreth 50 klinika të testimit të koronavirusit janë ngritur në të gjithë vendin. Prova zgjat rreth 10 minuta; pacienti nuk ka nevojë as të dalë nga makina. Shumica e rezultateve kthehen brenda 24 orësh.
Duke testuar në mënyrë agresive, shpërthimi i koronavirusit në Korenë e Jugut mund të jetë shfaqur agresiv në fillim, por përfundimisht ndihmoi autoritetet të shpërndanin burimet në zonat më të goditura dhe të sigurojnë trajtim të hershëm për individët e infektuar.

Frika në Seul
Sidoqoftë, në Seul, shumë janë akoma duke u përgatitur për më të keqen. Kjo, nga ana tjetër, ka ndihmuar të çojë në një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë së koronavirusit në botë. Nga afro 8,000 infeksione të konfirmuara në Korenë e Jugut, vetëm 60 njerëz kanë vdekur.

Ora 15:31
Koronavirusi, nuk ndalohet të vraposh apo të shëtisësh në natyrë, por më mirë MOS dilni nga shtëpia

Nuk ndalohet të vraposh apo të shëtisësh në natyrë. (Kujdes distanca e sigurisë)

Sipas autoriteteve të shëndetit në Itali, nuk ka ndonjë dispozitë në dekretin e qeverisë Conte, (dekret që parashikon masa të rrepta në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi), që ndalon shëtitjet apo vrapin në natyrë por autoritetet apelojnë që është më mirë të mos dilni nga shtëpia

Masat e reja qeveritare në Itali përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars.

Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti dhe aktivitetet bujqësore.

Kompanitë e prodhimeve jo thelbësore do mbyllen kurse industritë dhe fabrikat do të jenë në gjendje të vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të prodhimit me kushtin që ata të marrin masa të përshtatshme sigurie për të shmangur infektimet.

Masa këto që sipas kryeministrit do nisin te japin rezultatet pas disa javesh.

 

Ora 14:55
Koronavirusi, falas ilaçi i artritit që përshpejton shërimin, por vetëm për raste të rënda

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Ilaçi i përdorur për artrit reumatoid dhe që po jep rezultate të mira në rastet e rënda të pneumonisë intersticiale të shkaktuar nga koronavirusi, do të shpërndahet falas në spitalet që po luftojnë për të shëruar rastet e rënda të infeksionit.

Pas rezultateve pozitive të marra më parë në Kinë dhe tani edhe në Itali për disa pacientë të sëmurë rëndë dhe që pasi janë trajtuar me këtë ilaç kanë patur përmirësime, komuniteti shkencor po tregon interes për përdorimin e tij.

‘Tocilizumab’ është një antitrup monoklonal që vepron si një anti-inflamator.

Falë bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar të Kancerit IRCCS "Pascale" Fondacioni i Napolit dhe Spitali Colli, pesë ditë më parë ilaçi u përdor në dy pacientë që vuanin nga pneumonia e rëndë. Në 24 orë terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera: për këtë, një grup pune ekspertësh hartuan një protokoll kombëtar për të shtrirë përdorimin e ‘tokilizumab’ në pacientët e infektuar me koronavirus që gjenden në kushte shumë kritike.

Ora 14:39
Koronavirusi, mbi 4,700 vdekje në të gjithë botën. Gjermania regjistron më shumë se 2000 të infektuar. Kina kapërcen kulmin e epidemisë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në botë ka tejkaluar 4,700 ndërsa infeksionet kanë arritur në 127,749 raste. Këto janë të dhënat e azhornuara për përparimin e pandemisë nga ‘Johns Hopkins’. Në nivel global, njerëzit e shëruar janë 68 305. Pas Kinës, Italia dhe Irani mbetën vendet me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.

Në Gjermani deri tani janë regjistruar mbi 2000 të infektuar nga koronavirusi kurse numri i viktimave është rritur në katër

Halle, është qyteti i parë gjerman që ka mbyllur shkollat deri në fund të muajit mars.

Pekini ka bërë të ditur se po konsideron se është kapërcyer kulmi i përhapjes së infeksionit.

Qyteti i Wuhan në Kinë ka regjistruar sot vetëm 8 infeksione të reja nga koronavirusi. Sipas buletinit të fundit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, jashtë provincës Hubei, ku ndodhet Wuhan, janë regjistruar shtatë raste të tjera, gjashtë prej të cilave janë "importuar", kurse numri i vdekjeve është ulur në 11. Në total, numri i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë në Kinë ka arritur në 80.793 kurse viktimat janë 3.169.

Kulmi i epidemisë së koronavirusit në Kinë tani është kapërcyer: sipas Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC), rastet e reja po zvogëlohen në vend dhe e gjithë situata e epidemisë mbetet "në nivele shumë të ulëta". 

Ora 14:12
‘La Repubblica’: koronavirusi, midis bunkerëve dhe avionëve privatë, super të pasur kërkojnë strehim dhe teste tamponi. Me çdo kusht...

Ka nga ata që mbyllen në shtëpi dhe e shikojnë botën nga dritarja. Lajnë duart për rreth 20 sekonda, mbajnë radhë në supermarkete, kërkojnë dezinfektues kundër pandemisë që po bashkon të gjithë në një frikë të përbashkët.

Dhe ka pastaj super të pasur.

Miliarderët e botës masivisht  janë duke marrë me qira avionë privatë për të shkuar në shtëpi pushimi ose bunkerë emergjence të vendosura në vende që, deri më tani, duket se kanë shmangur epideminë e Covid-19.

Shumë marrin me vete mjekë personalë ose infermierë për të trajtuar familjet e tyre në rast infeksioni. Shumica kalojnë pa radhë në klinikat private duke kërkuar të bëjnë teste të koronavirusit edhe nëse nuk kanë simptoma, por kanë para.

I intervistuar nga gazeta britanike The Guardian, Mark Ali, shef ekzekutiv dhe drejtor mjekësor i Klinikës Private ‘Harley Street’ në Londër, tha: "Ka një kërkesë të madhe nga njerëz shumë të pasur, të cilët pyesin nëse mund të paguajnë për për të bërë privatisht testin e tamponit. Ne sigurisht e kemi ofruar këtë shërbim”.

"Vaksina me çdo kusht"

Kirurgu kardiovaskular Mark Ali  tha që klientët e tij kanë kërkuar me çdo kusht vaksinimin për Covid-19, megjithëse ajo nuk ekziston. Ata nuk na besojnë. Duan prototipin, me çdo kusht. Edhe pse shkencëtarët thonë se do të duhet të paktën një vit që vaksina të zhvillohet.

Vitamina intravenoze për 400 euro

Në klinikën e tij private në Londër, Ali tha se të pasurit e shqetësuar, shpesh kërkojnë vitamina intravenoze për të forcuar sistemin imunitar.

Një infuzion intravenoz garanton lëshimin e menjëhershëm të vitaminës C, kompleksin e vitaminës B12, zinkut dhe aminoacideve thelbësore.Trajtimi kushton rreth 400 euro.

Bunkeri ushtarak dhe super luksoz i Kansas

Sipas ‘The Guardian’, shumë prej të pasurve janë strehuar në një bunker superluksoz në Kansas të SHBA. Bunkeri ka 15 kate nëntokë, quhet ‘Survival Condo’ dhe është pothuajse një shembull i një qyteti të së ardhmes.

Ai shtrihet në 60 metra nën sipërfaqen e tokës, dhe ka qenë një nga 72 strukturat e ndërtuara gjatë luftës së ftohtë për tu mbrojtur nga raketat balistike bërthamore, njëqind herë më të fuqishme se bomba e lëshuar në Nagasaki, në Japoni. ‘Survival Condo’ blerë në vitin 2008 nga Larry Hall, një ish-kontraktor i qeverisë amerikane.

Vendstrehimet nëntokësore në Indiana dhe Dakota e Jugut

Robert Vicino, themeluesi dhe CEO i Vivos Group, një kompani në Kaliforni që ndërton vendstrehimore nëntokësore të dizenjuara për t'i bërë ballë një seri katastrofash natyrore, tha se kompania e tij ka parë këto tre muaj një rritje të kërkesave për blerje. Vivos Group ka shndërruar një bunker të Luftës së Ftohtë në Indiana, në një strukturë për 80 persona dhe ofron hapësira të tjera në 575 bunkerë betoni në një depo të braktisur të Luftës së Dytë Botërore në Dakotën e Jugut.

Ora 12:08
Koronavirusi, rriten infeksionet në Spanjë. Madridi ndalon gjithçka

Duke parë se në Spanjë po rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi dhe kryesisht kryeqyteti Madrid ka patur numrin më të madh të të prekurve, qeveria spanjolla ka vendosur, të paktën deri në 26 Mars, mbylljen e të gjitha shkollat ​​dhe universitetet, teatrove, bibliotekave, qendrat kulturore, arsimore dhe sportive në të gjithë vendin. Të gjitha eventet publike gjithashtu janë pezulluar.

Madridi kërkon masa edhe më të rrepta

Sipas raporteve nga ‘El Mundo’, Komuniteti Autonom i Madridit i ka kërkuar qeverisë qendrore "masa më të rrepta për dhjetë ditët e ardhshme".

Ora 11:59
Koronavirusi, OBSH: Beteja do të zgjasë, do të duhet të presim deri në verë

Walter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali tha se “Lufta kundër koronavirusit nuk do të jetë e shkurtër” dhe se “është mirë që fillojmë të përgatitemi për një luftë të gjatë, e cila, nëse i referohemi epidemisë së SARS e cila ishte më pak ngjitëse përfundoi rreth muajve maj-qershor. Koronavirusi është shumë më ngjitës sesa SARS dhe kam përshtypjen se, nëse ne të gjithë do të punojmë së bashku, mund t’i japim fund luftës në muajin korrik”.

“Do të jetë e nevojshme të presim përpara se të kthehemi në jetën normale”

Sipas Walter Ricciardi, sa për rritjen e rasteve në Itali, “do të duhet të presim të paktën dy javë për të parë një ulje të infeksioneve. Këtë javë ato do të vazhdojnë të rriten; pastaj shpresojmë të stabilizohet, por mbi të gjitha do të shohim që vendet e tjera europiane do të gjenden në situatën në të cilën ndodhet Italia”.

Ora 11:05
Koronavirusi, Luigi Di Maio: Ndihma për kompanitë, me pandeminë do ndryshojë gjithë Europa

Tani që OBSH ka shpallur pandeminë e urgjencës së koronavirusit, gjithçka ndryshon në Europë.

Ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio tha se tani që OBSH ka shpallur pandeminë e urgjencës së koronavirusit, gjithçka do ndryshojë në Europë dhe se Brukseli duhet të shpallë masa të reja të parashikuara me Paktin e Stabilitetit pasi vendet e goditura më shumë duhet të kenë mundësi të ndërhyjnë në deficitin buxhetor për të patur mundësi të ndihmojnë bizneset e mëdha, të vogla dhe të mesme.

Di Maio tha gjithashtu se Italia do t’i kujtojë të gjitha vendet që e kanë ndihmuar. Ai tha se Kina dhe Arabia Saudite do të dërgojnë këto ditë materiale mjekësore kurse Gjermania dhe Franca kanë vendosur të mos mbyllen me Italinë. “Do të kujtojmë gjithashtu fjalimin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e cila për gëzoi Italinë për masat e marra për emergjencën.

Ora 10:18
Koronavirusi, rekord i ri në Wuhan, vetëm 8 infeksione të reja. Itali, spitali i Padova zgjedh të testojë ilaçin Remdesivir

Qyteti i Wuhan në Kinë ka regjistruar sot vetëm 8 infeksione të reja nga koronavirusi. Sipas buletinit të fundit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, jashtë provincës Hubei, ku ndodhet Wuhan, janë regjistruar shtatë raste të tjera, gjashtë prej të cilave janë "importuar", kurse numri i vdekjeve është ulur në 11. Në total, numri i infeksioneve që nga fillimi i epidemisë në Kinë ka arritur në 80.793 kurse viktimat janë 3.169.

Kulmi i epidemisë së koronavirusit në Kinë tani është kapërcyer: sipas Mi Feng, zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC), rastet e reja po zvogëlohen në vend dhe e gjithë situata e epidemisë mbetet "në nivele shumë të ulëta". 

Koronavirusi/Itali, spitali i Padova zgjedh të testojë ilaçin Remdesivir

Spitali i Padova-s ka vendosur për të filluar testimin e ilaçit të vetëm aktualisht në dispozicion në trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19. Kjo është, Remdesivir, anti-viral i përdorur tashmë kundër viruseve Ebola, Marburg, Junin, Nipah, Hendra dhe saktësisht koronaviruset. Deri më tani kompania që prodhon këtë ilaç, kanë furnizuar spitale të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë ato italiane. Megjithatë rastet e trajtuara në Kinë, ende nuk është e mjaftueshme për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e Remdesivir në trajtimin e Covid-19. Qëllimi është të vrapohet kundër kohës teksa vaksina e pritshme nuk do të vihet në dispozicion para një viti e gjysmë. Sipas mjekëve, "Qëllimi kryesor është që të përcaktojmë shpejt sigurinë dhe efikasitetin e Remdesivir si një trajtim i mundshëm për Covid-19, dhe të vazhdohet me seri studimesh plotësuese”.

Ora 08:47
PANDEMI Covid-19, OBSH: Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë

Pasi epidemia e koronavirusit u përhap në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës, dje OBSH e shpalli Covid 19 Pandemi.

Në 114 shtetet e prekura, qëkurse u shfaq në dhjetor të vitit 2019 koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 4200 viktima dhe ka infektuar mbi 118 000 njerëz.

Tani OBSH do të ketë fuqinë të nxjerrë direktiva dhe të dërgojë ekipe në vendet më të prekura nga Covid -19 siç ka bërë tashmë në Kinë, Itali dhe Iran. Organizata gjithashtu do të marrë masa të reja organizative dhe radikale shëndetësore në përgjigje të emergjencës prej pandemisë.

Drejtori i OBSH tha se fjala pandemi mund të ngjallë frikë por nëse të gjithë bëhemi bashkë dhe nëse bëjmë gjërat e duhura lufta do fitohet.

Shpallja e Pandemisë do ti shërbejë OBSH-së që të ketë një zë më të fortë drejt vendeve që nuk po bëjnë mjaftueshëm për të frenuar epideminë, mes tyre edhe Shtetet e Bashkuara.

OBSH do të dërgojë ekspertët e saj në vendet e prekura për të takuar mjekë dhe epidemiologë, do të analizojë statistikat dhe do të vlerësojë situatën e spitaleve.

Drejtori i OBSH tha se njerëzimi nuk është në mëshirën e virusit dhe se qeveritë, aktorët ekonomikë, komunitetet, familjet dhe individët  mund të ndikojnë në trajektoren e epidemisë- duke shtuar se "Rregulli i lojës është të mos heqësh dorë kurrë".

OBSH gjithashtu ka falenderuar Romën dhe Pekinin për masat e ndërmarra dhe vendosmërinë e treguar, që sipas saj,  do të shërbejnë si një mësim në trajtimin e epidemisë edhe në vendet e tjera."

Ora 08:32
Koronavirusi, Trump mbyll Amerikën: Ndalohen udhëtimet nga Europa drejt SHBA për një muaj. Tom Hanks dhe gruaja e tij të infektuar

Presidenti Donald Trump ka njoftuar pezullimin e të gjithë udhëtimeve nga Europa për në Shtetet e Bashkuara për 30 ditët e ardhshme në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim të rrallë nga Zyra Ovale, Trump tha se Bashkimi Europian nuk ka marrë të njëjtat masa paraprake që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për të përmirësuar epideminë. (Mbretëria e Bashkuar nuk është e përfshirë në masën e ndalimit).

Trump gjithashtu tha se "ai së shpejti do të ndërmarrë veprime emergjente" për të siguruar mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe njerëzit e prekur nga koronavirusi. "

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, u testuan pozitive për koronavirusin.

Lajmi u njoftua nga vetë çifti përmes një postimi në Twitter.

“Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim të lodhur, të ftohur dhe me dhembje trupi. Rita kishte edhe ethe. Ne iu nënshtruam testit të koronavirusit dhe u testuam pozitiv."

"Epo, tani ... çfarë të bëjmë? Ka protokolle për t'u ndjekur. Ne do të mbahemi nën kontroll dhe do të izolohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 12/03/2020 15:31

    As nje gja me e krahasu sa desin perj droges e sides e dhoj dhoj semunjesh ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!