ITALI - Një tjetër tragjedi e emigracionit ilegal në Mesdhe. Forcat italiane të shpëtimit kanë gjetur mëngjesin e sotëm trupat e 18 personave të vdekur në një gomone që kishte mbetur në det, në jug të ishullit të Lampeduzës.
Anija Sirion mori në bord 73 të mbijetuarit që ndodheshin në gomonen që kishte mbetur në mes të detit pas një defekti në motor, gjeti në bordin e saj trupat e personave të pajetë.
Mbi 3500 burra, gra dhe fëmijë janë shpëtuar që prej së premtes në kanalin e Siçilisë nga marina ushtarake, rojet bregdetare apo anijet tregtare.
Ishulli është bërë një nga rrugët masive për emigrantët që duan të futen ilegalisht në Itali, por fatkeqësisht qindra prej tyre kanë gjetur vdekjen.
Ndërhyrja më e fundit u regjistrua mëngjesin e sotëm ku një gomone me 215 emigrantë, duke përfshirë këtu 55 gra dhe 38 fëmijë, të cilët u transportuan nga një anije italiane.
Po ashtu në rajonin e Reggio Kalabria vetëm gjatë 24 orëve të fundit është zbuluar një anije ushtarake me 1373 persona në bord, të cilët po udhëtonin nga Libia në Itali.
Peshkatarët lokalë dhe rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 16 emigrantët që ishin ende gjallë. Italia po kryen pjesën më të madhe të patrullave në detin Mesdhe të cilat kanë për qëllim parandalimin e tragjedive të mëdha ku përfshihen emigrantët.
Më shumë se 70 mijë njerëz janë shpëtuar me anë të “Mare Nostrum”, misionin e shpëtimit të nisur tetorin e kaluar.
Një tjetër tragjedi i ka marrë jetën të paktën 18 personave teksa tentonin të futeshin ilegalisht në shtetin italian. Trupat e viktimave u gjetën sot nga forcat detare italiane në jug të Lampeduzës.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit është zbuluar edhe një anije me 1373 persona që udhëtonin nga Libia në Itali.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 15063
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Moti i keq/ Rrëzohen dy pemë pranë spitalit të Lezhës, dëmtohen disa makina
13 Janar, 07:26
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë
13 Janar, 07:07
-
Në punë mund të hasni disa pengesa...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
13 Janar, 07:02
-
Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve
12 Janar, 23:13
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31