Itali, me kartë krediti të vjedhur
shqiptari blen laptopin 500 euro

Itali, me kartë krediti të vjedhur<br />shqiptari blen laptopin 500 euro
VERNASCA- Të mërkurën pasdite, (18 shator) karabinierët e stacionit të Vernasca në Itali kanë arrestuar një shtetas shqiptar, Dashamir Gjoka. Punëtori 42-vjeçar, i cili banon në Alseno, është përgjegjës për “përdorim karte krediti dhe vjedhje”.

Forcat e policisë, pasi morën në mëngjes një denoncim për vjedhje të një karte krediti nga ana e një qytetari të Vernasca-s, u vunë menjëherë në lëvizje.
 
Ata arritën të zbulonin se karta ishte përdorur në një qëndër të njohur tregtare të Alseno-s për të blerë një laptop për shumën e 500 eurove.
 
Pasi panë filmimet e kamerave, ata arritën të zbardhnin fytyrat e përdoruesve të kartës. Duke mos përjashtuar mundësinë që keqbërësit mund të riktheheshin për të blerë gjera të tjera, policët u fshehën në qëndrën tregtare duke ndenjur në pritje.
 
Në të vërtetë, afër mesditës, njëri nga 2 hajdutët u prezantua te arka për të blerë një i-Phone. Por karta e tij nuk punonte pasi ishte çaktivizuar, karabinierët e kapën dhe e arrestuan.
 
Hetimet e menjëherëshme, çuan në arrestimin e hajdutit tjetër, ai u identifikua me inicialet S.U, 32 vjeç, një punëtor shqiptar, banues në Fiorenzuola d’Arda, i cili është gjykuar në gjendje të lirë për "vjedhje.
 
Karta e kreditit e përdorur dhe të ardhurat e jashtëligjshme për një vjerë rreth 1200 euro, u sekuestruan nga policia.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja