Nga 1 830 imigrantë, 717 u shpëtuan nga një anije e rojave bregdetare, ndërkohë që një anije tjetër shpëtoi 115 imigrantët të tjerë.
Në këto operacione morën pjesë gjithashtu dy anije ushtarake të huaja, anija irlandeze, Samuel Beckett që shpëtoi 242 persona dhe anija angleze "Enterprise", anëtare e mekanizmit evropian "Eunavfor Med", që iu erdhi në ndihmë 639 imigrantëve.
Më shumë se 430 000 imigrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun që prej muajit janar dhe rreth 2 750 kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur", sipas Organizatës Ndërkombëtare për Imigracionin.