/ATSH-ANSA/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se dëshiron që Greqia të mbetet pjesë e unionit, në prag të zgjedhjeve të nesërme në vendin ballkanik, zgjedhje që mund të ndikojnë shumë në marrëdhëniet e saj me vendet e eurozonës.

"Në thelbin e vlerave tona qëndron solidariteti. Dëshiroj që Greqia përkundrejt të gjitha vështirësive të mbetet pjesë e jona", deklaroi Merkel gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me kryeministrin italian, Matteo Renzi në Firence.

Sipas të gjitha sondazheve pritet që partia e majtë radikale greke SYRIZA, që ka paralajmëruar negociata të reja për borxhin grek, të fitojë zgjedhjet e nesërme.

Lideri i saj, Aleksis Cipras konsideron se Greqia nuk do të jetë në gjendje t'i paguajë borxhet e saj përderisa përballet me probleme fiskale.

BE-ja dhe FMN-ja kanë deklaruar se në rast se SYRIZA vjen në pushtet, atëhere vendi do të duhet të vazhdojë me pagesën e ndihmës së akorduar gjatë krizës së borxheve dhe të vazhdojë me reformat