Itali, merrte 500 € në muaj e rrinte
në Shqipëri, në gjyq pensionisti

ROME - Zyrat e pensioneve INPS i paguanin një të moshuari shqiptar nga 500 euro në muaj, por meqë ka thyer ligjin, duke jetuar në Shqipëri, kur merrte paratë, atij do t'i duhet që tashmë t'i kthejë shtetit italian një shumë prej 7.569 euro.

Ejell Lukaj, shqiptari banues në Busca, u tha hetuesve se nuk e dinte këtë rregull, por ai tani është tani në gjyq me akuzën e "shpërdorimit të fondeve të shtetit".

Sipas Prokurorit në Cuneo, shqiptari është paguar pa të drejtë sepse ka jetuar në Shqipëri. Kështu, duke mbledhur ndihmën sociale prej 500 euro në muaj, atij i është mbledhur për t'u kthyer një total prej 7569 eurosh.

Një dëshmitar nga financat tha se pagesat u jepen qytetarëve jashtë BE-së, që kanë mbushur 65 vjeç, me banim në Itali prej të paktën 10 vitesh dhe që nuk kanë të ardhura. Gjykimi u vendos për më 5 mars.
 
Redaksia online
(mm/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë