Është bërë sot publik vendimi Ministrisë së Shëndetësisë italiane, në të cilin i jepet të drejtë përdorimit të vaksinës anti-Coronavirus i zhvilluar nga AstraZeneca për grupmoshën midis 18 dhe 65 vjeç me përjashtim të individëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Vendimi erdhi pas 'dritës jeshile' të komisionit tekniko-shkencor të Aifa-s. Prandaj, personave të moshuar ose të dobët duhet t'u jepen vaksina Pfizer dhe Moderna.
Në bazë të rezultateve të imunogjenitetit dhe të dhënave të sigurisë, raporti përfitim / rrezik i kësaj vaksine është i favorshëm edhe në subjekte të moshës më të përparuar që nuk kanë faktorë specifik të rrezikut. Aifa duke ndjekur udhëzimet Ema tashmë kishte dhënë autorizim për të gjitha grupmoshat. Vaksinat veprojnë kundër variantit britanik , pak më pak kundër atyre të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Por edhe në këto raste ato janë në gjendje të mbrojnë kundër infeksionit serioz të sëmundjes dhe vdekshmërisë theksojnë ekspertët shëndertsorë.