ITALI - Për më shumë se dy orë ish-kryeministri ii qeverisë teknike italiane, Mario Monti, mbajti konferencën e parë të shtypit në rrjetin Social Twitter.
Pyetjes së parë së përdorueses Claudia Vago: “Nëse jeni i sigurt për atë që keni bërë dhe do të vazhdoni për të shmangur harxhimet e tepërta”, Mario Monti iu përgjigj se “vetëm në 13 muaj ne kemi treguar se çfarë mund të bëhet edhe për 5 vitet a ardhshme.”
Ndërsa pyetjes tjetër se “cili do të jetë hapi i tij i parë në rast se do të kthehet në Pallatin Chigi” ai u përgjigj se “do të bëj ndryshime serioze për ligjin zgjedhor në Itali”.
Gjithashtu ai ka theksuar edhe rolin e grave se pa ndihmën e tyre Italia nuk do të ecë përpara.
Pyetjes se ndihet më shumë italian apo evropian ai u përgjigj se “ndihem krenar që jam italian dhe një evropian i vendosur.”
Më pas Monti u shpreh se në axhendën e tij ka propozime konkrete që kanë të bëjnë me uljen e papunësisë, luftës kundër krimit, rolin e gruas e të tjera.
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com