MILANO –Muzeu Kombëtar i Shkencës dhe Teknologjisë “Leonardo da Vinçi” në Milano ka vendosur të sjell në jetë objektivin që ka patur më parë themeluei i muzeut Guido Ucelli, një muze ku shkrihen në një shkenca dhe arti.

Koleksioni i artit përbëhet nga më shumë se 2500 vepra arti në gjininë e pikturës, skulpturës, vizatimit të cilat janë ekspozuar pjesërisht.

Një pjesë e koleksionit të veprave të artit janë hedhur online në faqen online të muzeut http://www.museoscienza.org/. Ky është katalogu i parë i trashëgimisë tekniko-shkencore. Së shpejti publiku do të mund të vizitojë edhe depot e muzeut, të cilat janë duke u riorganizuar.
(fj.di/shqiptarja.com)