BUSTO ARSIZIO- Një nënë 42-vjeçare, me inicialet S.B ka hedhur dy fëmijët e saj 6 dhe 3 vjeç nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku ata jetonin.

Të vegjlit janë rrëzuar nga 7 metra lartësi, duke rënë mbi një tavolinë të vendosur aty nga fqinjët e katit të parë, që fatmirësisht ka ndihmuar që ata të mos binin në tokë.

Fatmirësisht dy fëmijët kanë shpëtuar edhe pse kanë fraktura dhe dëmtime në trup dhe kokë.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, dhe fëmijët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Busto Arsizio-s. Mjekët thonë se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar nënën e dy fëmijëve, e cila vuante nga depresioni, dhe ishte kuruar në spitalin e Busto Arsizio-s. Gruaja hodhi në fillim vajzën 3 vjeç e më pas djalin, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ndodhej në shtëpi.

42-vjeçarja tha se “I hodhi të vegjlit nga ballkoni për të mirën e tyre”. Gjykata dha vendimin e arrestimit të gruas me akuzën për “tentative vrasje të dyfishtë”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)