Mes 62 të arrestuarve të Cosa Nostra është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 26 vjeçarin Erjon Prendi i akuzuar si pjesëmarrës në organizatën kriminale.
Sipas medias italiane mafiozët e arrestuar ishin pasardhës të Toto Rinës i etiketuar si bosi i bosëve. Erjon Prendi së bashku me personat e tjerë u arrestua dje gjatë një aksioni blic të antimafias italiane.
Policia italiane kishte nisur një hetim disavjeçar për shkatërrimin e rrjetit mafioz që trafikonte drogë, armë e qenie njerëzore.
Përfaqësuesit e antimafias bërën me dije se disa prej të arrestuarve ishin të përfshirë në vrasjen e gjykatësit Xhovani Falkones, i cili u hodh në erë me një sasii tritoli.
Mes të arrestuarve mediat italiane përmendin dy më kryesorët "xha Mariano" dhe "xha Gregorion". Konkretisht Mario Marchese 77 vjec dhe Gregorio Agrigento 81 vjeç cilësohen si anëtarët më të vjetër në Cosa Nostra duke u cilësuar si besnikes e Toto Rinës.
Aktivitetin mafioz ata e ushtronin duke përdorur kode të fshehta, të shkëputura nga librat, apo kur u referoheshin fjalëve në dialektin e Italisë Jugore. Deri më tani, ndër vite, në Itali janë arrestuar me dhjetëra shqiptarë që kanë pasur lidhje me mafien italiane.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com

VIDEO