Policia italiane ka arrestuar të mërkurën në Brindizi një shqiptar 31 vjeçar, bashkëpunëtor i një organizate kriminale të shkatërruar Shtatorin e shkuar.
Shqiptari me iniciale M.B ishte banues në qytetin e Veronas dhe është anëtari i gjashtë i bandës që vihet në pranga.
Organizata kriminale merrej me trafik të kokainës, që vinte nga vendet e Ballkanit, kryesisht nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajnë se italiani Roberto M., 40 vjeç, një nga drejtuesit e bandës vinte personalisht në Shqipëri për të bërë furnizimin, ndërsa në krye të organizatës kriminale ishte Felice Maniero, ish bos i Mafias veneciane “Mala del Brenta”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com