ITALI - Presidenti italian Giorgio Napolitano ka falur një kolonel të forcave ajrore amerikane, i dënuar në mungesë për rrëmbimin e imamit egjiptian Abu Omar, në vitin 2003 në Milano.

Joseph Romano ishte një nga 23 amerikanët e gjykuar dhë dënuar nga gjykata italiane për operacionin sekret të CIA-s, që çoi në pengmarrjen e një të dyshuari si terrorist njohur si Abu Omar.

Dy agjentë italianë u gjetën gjithashtu fajtorë për rrëmbimin e klerikut, Abu Omar dhe dërgimin e tij në Egjipt ku ai pretendon se është torturuar gjatë pyetësorëve.

Në njoftimin e saj, zyra e presidentit Napolitano citoi ndryshimin e politikave amerikane të sigurisë të ndërmarra nga presidenti Barack Obama ku menjëherë pas zgjedhjes së tij, u dha fund praktikave të sigurisë kombëtare të konsideruara nga Italia dhe Bashkimi Evropian jo në përputhje me parimet themelore të ligjit.

Gjithashtu në këtë deklartë theksohet se presidenti italian shpreson t’i japë zgjidhje një çështjeje të konsideruar si të paprecedentë nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të dënimit të një oficeri amerikan të NATO-s për veprime të kryera në territorin italian.

Vendimi për të falur kolonelin Romano, vijon më tej njoftimi zyrtar, u frymëzua nga të njëjtat parime, që Italia shpreson të përdoren në rastin e dy marinarëve italianë, që akuzohen për vrasjen e dy peshkatarëve vitin e kaluar në Indi.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)