ROMË - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot në Romë se çdo shtrirje e territorit të mbajtur nga separatistët ukrainas do të ishte e papranueshme dhe i kërkoi Rusisë të tërheqë mbi një mijë pjesë të armatimeve të rënda nga lindja e Ukrainës.
Gjatë një konference shtypi me kryeministrin italian, Matteo Renzi, Jens Stoltenberg e gjykoi të rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin dhe të tërheqin të gjitha armët e rënda.
"Rusia ka transferuar në muajt e fundit më shumë se një mijë pjesë të armatimeve të rënda si artileri, sisteme të avancuara të sistemit mbrojts anti-ajror dhe anti-tank. Ajo duhet të tërheqë këto pajisje dhe të ndërpresë mbështetjen për separatistët", theksoi ish-kryeministri nervegjez.
"Çdo përpjekje e këtyre kohëve të fundit për të shtrirë territorin e mbajtur nga separatistët do të ishte një shkelje e hapur e marrëveshjes së Minskut. Dhe kjo do të ishte e papranueshme për komunitetin ndërkombëtar", theksoi ai.
Ukraina njoftoi sot tërheqjen e armëve të rënda nga linja e frontit në lindjen separatiste proruse, në kuadër të marrëveshjeve të fundit për paqe nënshkruar në Minsk./ATSH/