Itali, Interi refuzon dorëheqjen
e trajnerit Stefano Pioli

Itali, Interi refuzon dorëheqjen<br />e trajnerit Stefano Pioli
Drejtuesit e Interit kanë refuzuar dorëheqjen e trajnerit Stefano Pioli. Humbja ndaj Fiorentinës, I ka peshuar jo pak trajnerit ziklatër, i cili në deklaratat e tij pas përfundimit të takimit u shpreh se: “Ky nuk është Interi im”.

Siç raportuan mediat italiane, trajneri i Interit i indinjuar nga performanca e dobët e futbollistëve ziklatër, në një bashkëbisedim në dhomat e zhveshjes më drejtuesit e klubit i ka paraqitur atyre dorëheqjen. Ndryshe nga herët e tjera, ku në kampin e Interit largimi i trajnerve për shkak të rezultateve të dobta ishte kthyer në modë, këtë herë ka ndodhur e kundërta.

Kërkesa e tij është refuzuar, në mënyrë të menjëhershme nga ana  e drejtorit Sportiv Piero Ausilio dhe Presidentit Stiven Zhang të cilët kanë qënë të pranishëm në diskutim. Pas këtij momenti në qëndër të kritikave janë vendosur futbollistët e Interit, të cilëve u është thënë se askush të mos mendojë që në fund të kampionatit ai që do të mbajë përgjegjsi për rezultat negative do të jetë vetëm trajneri.

Mesazh i qartë në drejtim të gjithë atyre individëve, të cilët nuk japin maksimumin në fushën e blertë, askush nuk qëndron mbi Interin. 

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)