Itali, në pranga 4 shqiptarë
trafikonin heroinë në Savona

Itali, në pranga 4 shqiptarë<br />trafikonin heroinë në Savona
SAVONA- Policia italiane e Savonës arriti të shkatërrojë një organizatë narkotrafiku dhe të arrestojë 4 persona të implikuar, me shtetësi shqiptare.

Shqiptarët e arrestuar mbrëmjen e djeshme (17 maj) janë Granit Trezhnjeva 31 vjeç, Arben Berisha 38 vjeç, Dorald Uruci 21 vjeç, dhe Anil Gjyriqi 21 vjeç. Këta shtetas sipas policisë italiane jetonin në Itali prej disa kohësh.

Hetimet janë shtrirë në kohë duke vëzhguar e përgjuar me metoda speciale shqiptarët, ku në përfundim për policinë ka rezultuar se Trezhnjeva dhe Berisha ishin krerët e organizatës, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të bandës dhe shërbenin për transportimin e mallit.

Gjatë operacionit është sekuestruar gjysmë kilogramë heroinë dhe 1 000 euro. Sasia e drogës ishte destinuar të hidhej në treg, ku falë punës së policisë nuk ka mundur të shitet, duke bërë kështu që të arrestohen dhe 4 shqiptarët të cilët tani do të përballen me drejtësinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë