ITALI-Arrestohet këshilltari bashkiak në Itali dhe miku i tij shqiptar, u kapën me 330 gramë kokainë të pastër.
 
Maurizio Agostini, 51 vjeç këshilltar lokal i Lidhjes së Veriut po udhëtonte së bashku me 38-vjeçarin Stefan Dushku në mjetin Hyundai Atos në momentin kur u ndaluan nga policia rrugore në autostradën A22 e Trentos .
  
Sipas mediave italiane nëse droga do të shitej në treg do të arrinte vlerën deri në 60 mijë euro.

Për të maskuar erën e drogës, dy burrat kishin përdorur "talk", një lloj lënde që përfitohet në laborator, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar zbulimin e përmbajtjes së qeses plastike. 
 
Pas hetimeve rezulton se Dushku rezulton se nuk kishte një adresë banimi në Itali por ishte i pajisur me një leje qëndrimi të përkohshme.
 
Agostini respektohej nga bashkatdhetarët në zonën ku ishte angazhuar politikisht por sekretari i partisë Lidhja e Veriut është habitur nga ky lajm dhe ka bërë përjashtimin e menjëhershëm të tij.

“Kjo është e papranueshme, ai tashmë është përjashtuar nga partia jonë” është shprehur sekretari i kësaj partie Maurizio Fugatti.

arrestohen
  Maurizio Agostini dhe Stefan Dushku (Fotoja është postuar në FB nga italiani në 2015)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com