Vritet me thikë shqiptari në Padova të Italisë, shkak një sherr! Dy të tjerë dërgohen në spital në gjendje të rëndë

Një shqiptar është vrarë me thikë ndërsa dy të tjerë janë plagosur në orët e para të pasdites së sotme në Padova të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dorighello, brenda një lagjeje në periferi të qytetit.

Viktima është goditur me thikë, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital në gjëndje të rëndë. Media italiane shkruan se tre personat janë shtetas shqiptarë.

Viktima është gjetur në korridorin e pallatit ku banonte.

Të tre shqiptarët janë rezidentë të lagjes dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një larje hasapesh.

Nga të dhënat e para mendohet se një sherr ka shpërthyer brenda një apartamenti dhe më pas ka vijuar me ndjekje në shkallët e pallatit ku dyshohet se është goditur me thikë viktima.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të zbardhur rrethanat por dhe autorët.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë