Itali/ Një tunizian i dënuar më parë godet për vdekje me thikë 33-vjeçarin kosovar

Itali/ Një tunizian i dënuar më parë godet për vdekje me thikë 33-vjeçarin kosovar

Foto ilustruese

ITALI- Një 33-vjeçar kosovar ka ndërruar jetë pas goditjeve të shumta me thikë nga një tunizian në Firence.

Vrasja ndodhi mbrëmë pas një mosmarrëveshje që filloi në një lokal në Via Faenza.

39-vjeçar tunizian me precedent penal u dërgua në burg nga policia.

Vdekja e 33-vjeçarit u shpall rreth orës 4 pasdite nga spitali “Careggi”.

Hetimi po zhvillohet nga prokurori Beatrice Giunti.

Sipas policisë, autori i vrasjes punonte si kuzhinier në një restorant në Via Panzani dhe e kishte goditur kosovarin në gjoks disa herë me thikë kuzhine.

Sipas mediave të huaja, të dy do të ishin dehur dhe gjatë konfliktit, miqtë dhe punonjësit e restorantit i ndanë të dy, por kur ai u kthye dhe mosmarrëveshja përfundoi me vdekje.

Vrasja ka nxitur komente të shumta, ku politikani Giovanni Donzelli është shprehur se situata ka qenë prej kohësh jashtë kontrollit për shkak të imigracionit të pakontrolluar dhe se qyteti ka shpërthyer në duart e grupit të drogës dhe krimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin