Itali/ Njëri i dënuar dhe tjetri i skeduar për 8 krime, dy shqiptarët 31-vjeçarë kapen duke shitur drogë! Burgosje dhe dëbim nga vendi
Policia e Mantovës gjatë një operacioni
Mantova- Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e mantovës në Itali.
Dy shqiptarë janë kapur nga karabinierët teksa dyshohen për përfshirje në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike.
Një prej tyre u arrestua dhe tjetri u deportua si ilegal drejt Shqipërisë, teksa kishte edhe precedentë të shumtë penalë. Të dy të dyshuarit janë bashkëmoshatarë 31-vjeçarë.
Një nga 31-vjeçarët rezultonte i dënuar dhe u ekzekutua urdhri për burgosjen e tij, në lidhje me krimet e dhunës, rezistencës dhe kërcënimit të një zyrtari publik, të kryer për të shmangur testimin e alkoolit gjatë kontrollit policor.
Kurse shqiptari që u dëbua nga vendi, rezultonte më parë i skeduar për; trafik droge, marrjen e mallrave të vjedhura, dëmtimet, kërcënimet, dëmtimet personale, shkeljen e rregulloreve të emigracionit, shkeljen e rregulloreve të armëve, drejtimin e automjeteve pa leje.
Të njëjtën mbrëmje dje, (e mërkurë 20 nëntor 2024), ai u shoqërua në aeroportin Catullo në Verona, nga ku i shoqëruar nga stafi i Policisë së Shtetit të Mantovës, u hipën në një fluturim për në vendin e tij të origjinës.
Aksioni është shtirë në të gjithë rajonin e Reggio Emilia, djuke aktivizuar edhe qentë antidrogë. Emrat e shqiptarëve nuk u publikuan, teksa kontrollet vijojnë ende dhe gjatë kësaj jave janë goditur disa grupe të ndryshme ekstrakomunitare në këtë rajon, për trafik narkotikësh dhe krime të tjera.
Autoritetet e kanë cilësuar dukurinë e kthyer në shqetësim për banorët, si "krim i përhapur". “Veçanërisht, aktivitetet u zhvilluan në Piazza Mondadori, Largo Pradella dhe kopshtet Tazio Nuvolari dhe u shtrinë gjithashtu në Piazza Cavallotti, Piazza 80 Fanteria, stacioni hekurudhor, kopshtet Valentini, Via Bonomi dhe Via Bettinelli. Gjithashtu, kontrollet specifike vazhduan në zonat e grumbullimit më të madh të të rinjve, në mbrëmje dhe gjatë natës, me qëllim parandalimin e situatave dhe krimeve të rrezikshme”, shkruan “Prima di Tutto Mantova”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Itali, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare
26 Janar, 08:59
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
25 Janar, 15:22
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49