ITALI - Në Itali numri i të papunëve sidomos mes të rinjve ka arritur shifrën rekord me 37 %. Instituti Kombëtar i Statistikave në Itali bën të ditur se papunësia është rritur me 11 për qind që nga muaji tetor i vitit të kaluar.
“Është e qartë se italianët e kanë kuptuar se kriza nuk do të zhduket lehtësisht. Prandaj nuk ka arsye për të pritur për një skenar më të mirë në muajit e ardhshëm”, shprehet drejtori i Institutit, Enrico Giovannini duke komentuar edhe kërkesat e larta për gjetjen e ndonjë vendi të lirë pune.
Në shumicën e rasteve, kompanitë u ofrojnë të rinjve punë të përkohshme me pak avantazhe, duke bërë që shumë prej tyre të jetojnë ende me prindërit apo të detyrohen të emigrojnë jashtë vendit në kërkim të një pune.
"Nuk kam më besim në vendin tim pasi nuk ka alternativa të tjera dhe ky është një vend për njerëzit e moshuar. Duhet të largohemi dhe t’ia lëmë vendin pensionistëve”, shprehet Rosaria e cila thotë se ka humbur të gjitha shpresat në gjetjen e një pune.
Papunësia do të jetë sfida më e madhe me të cilën do të duhet të përballet Kryeministri i ri i vendit pas zgjedhjeve të 24-25 shkurtit.
Analistët thonë se gjithnjë e më shumë të rijntë po braktisin studimet në kërkim të një pune, gjë që sipas tyre po dëmton të ardhmen e tregut të punës.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com