Itali/ Operacion i madh anti-drogë në Bolonja, vihen në pranga 36 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Itali/ Operacion i madh anti-drogë në Bolonja, vihen në pranga 36 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm, policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh anti-drogë kundër një grupi kriminal trafiku droge që vepronte në zonën e Bolonjas.

Sipas njoftimit të mediave italiane janë dhënë 44 masa paraprake arresti ku përfshihen shtetas tunizianë, italianë, shqiptarë dhe pakistanezë.

Ata tregtonin drogë në të gjithë qendrën historike të qytetit të Bolonjas. Nga hetimet e policisë italiane u gjetën mbi 5 mijë doza kokainë të shitura dhe 1500 doza heroinë të shitura.

Gjithashtu u konstatua se një grup kriminal ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tunizianë për ta detyruara atë të vepronte në emër të tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash.

Nga 44 masat e arrestit, 36 persona janë arrestuar në flagrancë. Në këtë operacion të madh në Bolonja u angazhuan 400 oficerë policie, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe nga departamentet e parandalimit të krimit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë