Itali, përdhunojnë minorenen
Arrestohen vëllezërit shqiptarë

Itali, përdhunojnë minorenen<br />Arrestohen vëllezërit shqiptarë
NERETO - Tre minorenë, dy vëllezër shqiptarë dhe një rumen kanë përdhunuar një vajzë në Nereto Itali. Policia arrestoi sot në mengjes grupin e të miturveme me akuzën e dhunës seksuale. Ata janë dërguar për gjykim në Gjykatën e të Miturve.

Siç raporton policia, të rinjtë kanë futur në kurth vajzën. Njëri prej të rinjve që njihte viktimën e ka çuar në një ndërtesë të braktisur. Atje prisnin edhe dy djemtë e tjerë. Vajza ka qenë me ciklin menstrual ndaj e kanë detyruar të kryejë me ta seks oral.

Disa ditë më vonë e njëjta vajza e shoqëruar nga shoqja e saj është futur sërish në kurth. Ndaj vajzave është ushtruar dhunë seksuale. Kur ata kanë arritur të shpëtojnë të alarmuar kanë vënë në dijeni prindërit të cilët bënë edhe denoncimin në polici. Policia gjeti në vendngjarje shenja që dëshmonin dhunën seksuale ushtruar ndaj adoleshenteve.


(rd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!