Ish-kryeministri italian Matteo Renzi po përpiqet të rikthehet sërish në politikë duke synuar marrjen e drejtimit të partisë së qendrës së majtë,PD.
"Disa janë duke u përpjekur të shkatërrojnë Partinë Demokratike:qetësohuni.... partia është aty dhe do të mbetet aty, "u shpreh Renzi.
Shumë ministra të qeverisë u panë përkrah Renzit. Madje ministri i transportit e krahasoi Renzin me Maradonën.
I pranishëm në takimin në Torino ishte edhe kryeministri Gentiloni i cili pas referendumit zëvendësoi Renzin.
Matteo Renzi ka qënë kryeministër i Italisë për tre vite, por u dorëhoq pas humbjes në referendumin e mbajtur mbi reformat kushtetuese të kërkuara prej tij.
Duket se largimi i tij nga politika nuk është i mundur teksa e prezanton veten si një politikan që do të ndalojë përhapjen e populizmit.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com