Deputeti italian dhe ish-ministri i Komunikumit, Paolo Gentiloni, do të jetë ministri i ri i Punëve të Jashtme, i cili do të zëvendësojë Federica Mogherini, që u bë shefja evropiane e diplomacisë dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, sipas medias.

Egjithë media italiane jep emërimin e tij si të konfirmuar, ndonëse zyrtarisht nuk ka asnjë informacion.

Madje e përditshmja "La Republica" garanton se dhënia e betimit përpara shefit të shtetit, Giorgio Napolitano, do të zhvillohet sot në orën 17:00 GMT.

Gentiloni, që mbush 60 vjeç muajin e ardhshëm, është një i besuar i qeverisë së Matteo Renzi-t. I diplomuar në Shkenca Politike dhe gazetar si profesion, ai ka qenë ministër i Komunikimit në qeverinë e Romano Prodi-t, në vitet 2006-2008.

ATSH