Itali, për të rritur 500 bimë kanabis vodhën energji elektrike me vlerë 4.5 mln euro! Mes të arrestuarve 4 shqiptarë

Itali, për të rritur 500 bimë kanabis vodhën energji elektrike me vlerë 4.5 mln euro! Mes të arrestuarve 4 shqiptarë

Sere me kanabis

Gjashtë persona, mes tyre 4 shqiptarë, dhe babai dhe vajza e tij italiane u janë ngritur nëj tjetër akuzë veç ajo e kultivimit të lëndës narkotike, për të cilën u arrestuan më 27 qershor në Lioni, province Avellino, Itali

Ata u akuzuan se  kishin mbjellë një plantacion të madh me kanabis në një zonë gati të paarritshme në malin Terminio

Prokuroria e Napolit që drejtonte hetimet në koordinim edhe me prokurorinë e Avellinos në Itali kanë siguruar se për të ventiluar, ndriçuar dhe rritur 500 bimë kanabis kishin kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike publike.

ANSA shkruan se sipas hetimeve nga korriku 2018 deri në korrik 2023 janë ‘vjedhur’ mbi dy milionë e gjysmë kWh për një vlerë prej gati katër milionë e gjysmë euro.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për mashtrim të rëndë. Dy nga të dyshuarit, babë e bijë, banojnë prej kohësh në komunën e Irpinisë, katër të tjerët shtetas shqiptarë që banojnë prej kohësh edhe në provincën e Avellino-s.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë