Itali- Karabinierët italianë arrestuan për herë të dytë në pak muaj një shqiptar në zonën e Lucca.
I riu akuzohet për vjedhje banesash dhe dyshohet si pjesë e një grupi ‘skifterësh’ që operonte në zonë, teksa provat e lidhin atë me një rast në komunën Pietrasanta, e ndodhur më 31 maj 2024.
Në atë kohë, shqiptari së bashku me tre bashkëpunëtorë që ishin kapur më parë, kishin hyrë në një shtëpi gjatë natës dhe pasi plaçkitën dhomat e gjumit, arritën të gjenin një kasafortë, duke e thyer atë. Brenda morën bizhuteri dhe tre pistoleta me municion. Tre u kapën gjatë ndjekjes, por më parë të rinjtë kishin asgjësuar provat dhe ua kishin dhënë bashkëpunëtorëve, kurse shqiptari i ndaluar dje (11 Dhjetor), mundi të ikte.
Pasi karabinierët kryqëzuan informacionet, zbuluan se grupi vepronte edhe në Lancia, Versilia dhe Piza. Tani shqiptari është ndaluar për herë të dytë, që lidhen me episodet e reja dhe gjurmët që janë gjetur nga hetuesit.
Por ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane, ndaj edhe Gjykata aprovoi masën “arrest me burg”, për shkak se ekzistonte rreziku i përsëritjes së krimit, shkruan media italiane.
Edhe në 9 Tetor 2024 ai ishte arrestuar për bashkëpunim në një tentativë vrasjeje kundër një mareshali të policisë, gjatë një arratisjeje të guximshme pas një tentative vjedhjeje në Versilia. Personi i arrestuar është dërguar në burgun e La Spezia-s dhe vijojnë hetimet.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 3045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Durrës/ Thyen xhamin e picerisë dhe vodhën një shumë parash, arrestohet i riu! Në kërkim 30-vjeçari (VIDEO)
15 Janar, 09:10