Itali, plagoset 25-vjeçari, pronari i
barit: E qëlluan shqiptarët

Itali, plagoset 25-vjeçari, pronari i<br />barit: E qëlluan shqiptarët
ITALI-Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, një 25-vjeçar është plagosur në këmbë me pistoletë pranë një bari në Genova.
 
Ndërkohë, i plagosuri i cili është një shtetas senegalez është transportuar me urgjencë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
 
I marrë në pyetje nga policia, 25-vjeçari senegalez ka deklaruar se pak ditë më parë ka patur një konflikt me disa shqiptarë.
 
Sipas raportimeve të mediave, i riu është qëlluar dy herë më armë zjarri, por vetëm një plumb e ka kapur në këmbë.
 
Nga ana tjetër pronari i barit, pranë të cilit ka ndodhur ngjarja ka deklaruar se i riu "është qëlluar nga një grup shqiptarësh".
 
25-vjeçari i plagosur është një emër i njohur për policinë italiane, e cila duke u nisur nga precedentët e mëparshëm të tij, beson se bëhet fjalë për ndarjen e tregut të drogës.
 
Hetimet nga policia italiane kanë filluar dhe pritet edhe zbardhja e motivit kryesorë të ngjarjes.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike