Itali/ Plagosi një polic gjatë arratisjes, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Itali/ Plagosi  një polic gjatë arratisjes, arrestohet 'skifteri' shqiptar

Foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar është vendosur në pranga për tentativë vjedhje dhe për sulm me armë ndaj një polici.

Sipas mediave italiane, 26-vjeçari së bashku me një bashkëpunëtor ka tentuar ditën e djeshme të vjedhë një shtëpi në Genova.

Policia është lajmëruar nga një fqinj i banesës, pasi ka dëgjuar zhurmat e prodhuara. Menjëherë sapo ka mbërritur në vendngjarje, shqiptari me bashkëpunëtorin e tij kanë tentuar të largohen dhe në tentativë e sipër ka qëlluar me armë zjarri një polic.

Bashkëpunëtori është kapur menjëherë, ndërsa sot në mëngjes është arrestuar edhe 26-vjeçari shqiptar. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por ajo çka dihet është se shqiptari ka rekord të mëparshëm për vjedhje dhe se ishte pa dokumente në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën