Itali - Një 50 vjeçar me origjinë shqiptare dhe një 27-vjeçar nga Maroku kanë rënë në prangat e autoritetve italiane për për posedim narkotikësh me qëllim shitjen. Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi gjithsej 30 kilogramë kokainë dhe heroinë dhe 300,000 euro cash.

Operacioni u krye pas disa ditë vëzhgimesh të shqiptarit dhe të riut nga Maroku. Gjatë kësaj periudhe, oficerët vunë re 27-vjeçarin të hynte në garazh me makinën e tij, të parkonte për pak kohë dhe më pas të shkonte me makinë në Castiraga Vidardo, në zonën e Lodit, ku u zbulua më vonë se ai jetonte.

Më pas, oficerët ndoqën automjetin. Konkretisht, 27-vjeçari u pa duke lëvizur nëpër disa qytete në periferi të Milanos dhe, pasi bëri disa ndalesa (ndërsa fliste shpesh në telefon), u drejtua për në Stezzano (Bergamo). Atje, ai u ndal në një zonë pushimi pranë një kamioni me targa shqiptare.

Pasi doli nga fuoristrada, i riu mori dy çanta nga makina dhe ia dha shoferit të mjetit të rëndë, i cili, në këmbim, i dha dy qese plastike. Oficerët zbuluan 270,000 euro në çantat e 27-vjeçarit, 10 kilogramë kokainë dhe 17 kilogramë heroinë në ato të 50-vjeçarit.

Kontrolle u kryen edhe në shtëpinë e banorit të Lodit. Atje, oficerët gjetën një çantë shpine që përmbante dy kilogramë e gjysmë kokainë, ndërsa në garazhin e Vizzolo-s, gjetën një sedan me një ndarje të hapur mekanikisht në bagazh.

Brenda, ndarja përmbante edhe tre kilogramë të tjerë drogë dhe afërsisht 30,000 euro në para të gatshme.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë